Kush është Larry, macja e Downing Street që ka përcjellë 3 kryeministra britanikë të largohen

Mos i humb

Prej 24 orësh të gjithë po flasin për dorëheqjen e Boris Johnson. Në të njëjtën kohë, diku më afër, mes shumë gazetarëve dhe bashkëshortes së Johnson-it, Carrie Symonds, ishte sigurisht një ‘banore’ tjetër e rrugës së rezidencës së kryeministrit, e cila në fakt ka qenë disa vite më shumë se Johnson aty.

Ajo është Larry the Downing Street Cat dhe vodhi të gjithë vëmendjen.  Macja ka parë deri tani 3 kryeministra britanikë të mbyllin derën pas tyre: David Cameron, Theresa May dhe tani, Boris Johnson. Ajo jeton në Downing Street që nga viti 2011 dhe para se të bëhej “macja e parë e Britanisë” ishte endacake, madje u zgjodh nga streha Battersea Dogs and Cats në Londër.

Personaliteti shpërthyes i Larryt nuk fshihet, edhe kur ndodhet përballë krerëve zyrtarë të shtetit. Për shembull, kur ajo u takua me Barack Obamën në vitin 2011, dukej se e pëlqente atë, siç e konfirmoi David Cameron, pavarësisht se zakonisht nuk shkon mirë me burrat, sipas ish-kryeministrit britanik.

Nuk mund të pretendojmë të njëjtën gjë për një vizitë të Donald Trump në rezidencën e kryeministrit britanik në vitin 2019, pasi Larry ra në gjumë. Në fakt, ajo vendosi të dremiste nën limuzinën e ish-presidentit amerikan.

Emri i Larry është dëgjuar edhe në Parlamentin Britanik, kur David Cameron, në paraqitjen e tij të fundit si lider i Dhomës së Komunave, pohoi dashurinë e tij për Larry, por, për fat të keq, “Nuk mund ta marr me vete. Ajp i përket rezidencës dhe stafi e do shumë, ashtu si unë”.

Larry është maskota e padiskutueshme e Downing Street. Ajo ka 60 mijë pëlqime dhe mbi 9 mijë retëeet-et nga njerëzit që tashmë kanë folur për të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit