Kush ia zuri vendin Safet Gërxhaliut?

Mos i humb

Berat Rukiqi është zgjedhur sot kryetar i ri i Odës Ekonimike të Kosovës, ndërsa sekretar i përgjithshëm i saj, Parim Bajrami.

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent zgjedhor, në të cilin morën pjesë mbi 1,800 anëtarë të Odës Ekonomike, në bazë të parimit një anëtar një votë, nga të gjitha shoqatat sektoriale si dhe nga njësitë rajonale të Odës, sot u zgjodhën strukturat drejtuese, përkatësisht organet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Procesi zgjedhor u kurorëzua me zgjedhjen e kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, i cili njëherësh ishte kandidati i vetëm për këtë post.

Rukiqi ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për një vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vite në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vite si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, 4 vite kryesues i Bordit të Drejtoreve të KEK-ut, anëtarë i bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues dhe bashkëpronar në kompaninë “Trosha”.

Përveç kryetarit, kuvendi i ri i Odës ka 71 anëtarë i cili zgjodhi edhe Këshillin e Ri Drejtues me përbërje nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, shkruan kohanet. Po ashtu zgjodhi Këshillin Mbikëqyrës dhe sekretarin e përgjithshëm Parim Bajrami.

Të gjitha strukturat drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës janë zgjedhur për mandat 4 vjeçar.

Berat Rukiqi zgjidhet kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit