Kush po i kërkon Djukanovic të bëjë këtë veprim për Kosovën!

Mos i humb

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanovic, i është drejtuar me një letër Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic se kjo organizatë me marrë iniciativë për me anuluar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi mbi njohjen e Kosovës, ose me thirrë një referendum mbi këtë çështje.

“Mbështetja juaj është nismë për të mbajtur referendum për të anuluar njohjen e të ashtuquajturës shtet i pavarur i Kosovës që do të jetë një nxitje e fuqishme për proceset demokratike në Malin e Zi dhe një mundësi e madhe për zhvillimin e tolerancës dhe pajtimit, e cila do sigurojë rëndësinë historikë të marrëdhënieve më të afërta në mes të Malit të Zi dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Vuksanovic’it drejtue Djukanovic’it, përcjell lajmi.net.

Aty kërkohet nga Presidenti malazez që përgjigja me u kthy ma se voni më 1 Korrik.

Simbas letrës së Këshillit Kombëtar Serb iniciativa ka ardh “nga vullneti i shumicës së qytetarëve të Malit të Zi, e cila u konfirmue nga deklarata e Kryeministrit se Qeveria i ka dhanë njohje të ashtuquejtunës shtet i pamvarun i Kosovës, e kundërshtojnë 85 për qind e popullsisë malazeze./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit