Kushi: Komision transparence për rivlerësim të testeve në Maturën Shtetërore

Mos i humb

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi sot se “i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla dhe Qendrën e Shërbimeve Arsimore për rivlerësimin e testeve të nxënësve në provimet e Maturës Shtetërore”.

Kushi tha se “kemi ndryshuar rregulloren e Maturës Shtetërore, ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit”.

“Ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur, ishte e pamundur që të kishte dhe një kohë në dispiozicion.

Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla dhe QSHA.

Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar, por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë”, theksoi Kushi.

Më tej, Kushi u shpreh se Matura Shtetërore ka qenë gjithmonë një qendër debati.

“Ne gjithmonë kemi ngritur një grup pune me ekspertë për ta analizuar në detaje të gjithë sistemin që nga aktet ligjore, nënligjore, gjithçka që kemi të bëjmë me këtë proces. Arritëm në disa konkluzione që më pas i kemi kthyer në hapa konkretë, i pari është provimi i informatizuar për programin Mjekësi e Përgjithshme”, tha Kushi.

Kushi theksoi se “fakti që ka pasur fiktivitet qoftë në vlerësimin nxënësve në 3 vitet e shkollës së mesme, për këtë arsye, kemi shtuar provimin e informatizuar që do të zhvillohet në mjediset e QSHA”.

Sipas saj, fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati.

“Nxënësit i kanë pyetjet atje dhe kjo do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore”, tha Kushi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit