Kuvajt, shkon në 43 numri i rasteve me koronavirus

Mos i humb

Kuvajti sot ka konfirmuar më shumë raste të koronavirusit duke arritur numrin në 43, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi (AA).

Të gjithë personat e infektuar ishin kthyer nga Irani. Ata aktualisht janë duke marrë trajtim në tre qendra mjekësore karantine, thuhet më tej.

“Të gjitha rastet janë në gjendje stabile dhe marrin kujdesin e duhur”, tha ministria.

Kuvajti anuloi të hënën festimet e ditës kombëtare si pjesë e luftës së saj kundër shpërthimit të virusit.

Deri më tani, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, i cili është goditur rëndë nga virusi me simptoma të ngjashme me gripin.

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit 2019 dhe është përhapur në mbi 30 vende të tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit