Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledh në selinë blu 71 kryetarët e degëve të partisë.
Bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në orën 16.00 ndërsa Kolegji i Kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.
Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.
Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është “1 Parti, 1 Kuvend.”
Nga ana tjetër, lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se pas mbledhjes së 4200 firmave, Kuvendin Kombëtar, anëtarët do ta thërresin më 11 dhjetor.


