“Vendimi i Parlamentit thotë deri më datë 21 dhe ua lënë gardistëve për ta interpretuar. Por këta kanë frikë nga opozita, ka një pasiguri të madhe. Sot krimineli të mban punë, qeveriset nga mafia. Presin të rrinë shqiptarët këtu, ndalohen deputetët e opozitës të hyjnë brenda. Kanë kaluar 15 ditë që unë jam përjashtuar, me 21 thotë. Ça vendimi të apelosh?! Këtu urdhëron Edi Rama. Edhe vetë deputetët e mazhorancës na thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që fut mik një drejtor policie për të takuar një kriminel. Jemi 10 deputetë.”, u shpreh Dogjani.
Brenda ambienteve të Kuvendit ka pasur përplasje mes efektiëve të Gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike.
Deputetja Albana Vokshi nuk është lejuar që të hyjë në sallë për shkak se sipas efektivëve të Gardës nuk ka kaluar skanerin.
Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.
Albana Vokshi: Ik, kë të mbyllësh ti mo? Hapu mo.
Gardisti: Pa kontrolluar jo, kalo te skaneri.
Albana Vokshi: Kalova mo, je në terezi ti. Kujt i thua ti mo? Kalova te skaneri. Kush je ti që thua do të të kontrolloj. Kush je ti more? Hape, hape.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vazhdon me rendin e ditës.
Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare e kësaj të Enjteje, ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me 75 vota pro, u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.
Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.
(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)
Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte.
(Noka i afron tymuesen në fytyrë Gardistit).
Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!
“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi më datë 9 Shtator, 2 vite me parë. Nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin e shkatërrimit të opozitës, por do e mobilizojë në shkallën më të lartë, nën moton o sot o kurrë. Ajo që mund të them është se parlamenti nga klandestinitetit, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot jo nga dyer zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që ka hapur me parlamentit nga zyra e Skënder Gjinushit. U fut nga vrima e miut në parlament. E garantoj se kjo opozitë dot ë qëndrojë e pamposhtur”.
I pyetur përse nuk foli në seancë, ish-kryeministri u përgjigj: “Gjithçka është e paligjshme, gjithçka është antikushtetuese”.
Kuvendi votoi këtë të enjte me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Vetë ky i fundit, i cili ndodhej në sallë, por nuk pranoi ta merrte fjalën, e cilësoi akt antikushtetues e antidemokratik.
U zhvillua seanca e radhës parlamentare. Kuvendi miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetin për Sali Berishën, duke vendosur kështu në favor të kërkesës së SPAK për autorizim për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Seanca u zhvillua si zakonisht herët e fundit mes kaosit pasi deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese.
-Sali Berisha ndodhej në seancë kur u miratua kërkesa e SPAK. Ai nuk pranoi të fliste kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha të drejtën e fjalës. Ndërkohë deputetët e PD-së vijuan atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Një pjesë tjetër e tyre qëndronte jashtë pasi ishin përjashtuar nga seanca.
-Jashtë Kuvendit, opozita ka thirrur një protestë. Atje janë mbledhur dhjetëra qytetarë ndërkohë që është ngritur edhe një podium. Pas seancës parlamentare asaj iu bashkua edhe Sali Berisha. Policia e Shtetit ka marrë masat e saj për të shmangur çdo incident të mundshëm.


