Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën e radhës

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancën e radhës plenare, e cila do të nis nga ora 10.

Në këtë seancë është paraparë që të shqyrtohen 23 pika të rendit të ditës.

Ja pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës:

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit