Pas një ndërprerje për shkak të rrezikut nga COVID-19, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 16 prill në një seancë plenare. Mësohet se seanca do të mbahet në sallën e seancave plenare në orën 10:00.
Ndërkohë, bëhet e ditur se ditën e nesërmve, Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për modalitetet si do te ulen në sallë deputetët, në kuadër të masave mbrojtëse kundër koronavisurit.
Kuvendi do të mblidhej për të miratuar aktet normative të marra në këto ditë të vështira për vendin, mes tyre dhe ndryshimet në Kodin Penal.


