Kuvendi përcjell në SPAK autorizimin për arrestimin e Berishës

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i përcolli sot Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendimin e miratuar me 75 vota pro nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Në shkresën e dërguar nga Nikolla thuhet se Kuvendi vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, thuhet në shkresën e dërguar nga Nikolla.

Bashkëlidhur Nikolla i ka dërguar SPAK edhe  raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit