Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit ka vendosur të mbajë seancë të jashtëzakonshme nesër për të diskutuar për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit, për gjendjen e ajrit në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se duke pare gjendjen e cilësisë se ajrit, jo vetëm ne Prishtine por edhe në regjionet tjera e ka parë të arsyeshme që të diskutohet në Kuvend dhe te jepen disa rekomandime për institucionet. Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për masat qe janë marrë nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit.

Veseli ka thënë se rekomandimet që do të dalin nga Kuvendi do të jetë të përkrahura nga të gjitha grupet parlamentare, transmeton lajmi.net.“Debati i nesërm duhet të fokusohet në gjetjen e një zgjidhje afatgjate, por jo ad hoc. Në këtë pikë duhet të marrin të gjitha institucionet, detyrat që ju takojnë, në mënyrë që të mos përsëritet gjendja e sivjetshme”, tha Veseli.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se e përkrahin një seancë të tillë, por ka pohuar se Kuvendi duhet të nxjerr rezolutë për gjendjen e ajrit e jo rekomandime. Ajo ka thënë se pa vendosjen e filtrave të ajrit dhe kontrollimit të cilësisë se naftës nuk do të tekë përmirësim të cilësisë së ajrit. Ajo ka propozuar që të ndahen mjete për mbjelljen e 1milion trupave te pemëve nga Obiliqi në Prishtinë.

Seanca do të mbahet nesër në ora 15:00.

Ndryshe, pas shumë reagimeve autoritetet qendrore dhe lokale në Kosovë janë mobilizuar për të luftuar ndotjen e ajrit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit