Lajme të këqija vijnë nga Brukseli,Spanja thotë se Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit

Mos i humb

Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian do të paraqesë një Strategji për Ballkanin. Ndërsa në prill, Komisioni do të publikojë Raportin e Zgjerimit dhe Stabilizim-Asociimit, të cilin Këshilli do të analizojë.

Dhe kur flitet për zgjerim, gjithsesi na shkon mendja edhe tek anëtarësimi i Kosovës në familjen e shteteve evropiane.

Por siç duket, sikurse me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, Spanja ka vendosur që edhe në këtë drejtim të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Së paku ky vlerësim mund të nxirret nga një dokument të cilin e disponon Telegrafi, në të cilin Spanja kundërshton përdorimin e termit WB6 (shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor).

“Koncepti i WB6 nuk i përshtatet dinamikës së zgjerimit. Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit dhe ka kuadrin e vet të diferencuar të marrëdhënieve – domethënë, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, thuhet në dokument, shkruan telegraf.

Sipas dokumentit, Spanja beson se është e nevojshme të krijohet një dallim i qartë ndërmjet procesit të zgjerimit, i cili ka orarin e vet, procedurat dhe objektivat, si dhe strategjinë politike për Ballkanin Perëndimor, që përfshihen në fushën e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët (CFSP) dhe ndjek logjikën e saj.

“Zgjerimi nuk duhet parë si një mjet i drejtpërdrejtë për zgjidhjen e konflikteve politike të rajonit. Përkundrazi, është e nevojshme së pari të tejkalohen këto konflikte në mënyrë që të bëhet i mundur zgjerimi”, shkruan në dokument./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit