Ky asteroid kalon sot pranë Tokës në këtë orar

Mos i humb

Asteroidi i quajtur “2008 OS7” do të kalojë pranë Tokës sot rreth orës 15:40. Me një diametër prej 480 metra, ky objekt hapësinor lëviz me një shpejtësi prej 18.1 km/sekondë, afërsisht 50 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Asteroidi, sipas shkencëtarëve, nuk përbën problem për Tokën dhe do të kalojë 2.7 milionë kilometër larg planetit tonë, rreth 7 herë më larg se distanca Tokë-Hënë.

Kometa u zbulua për herë të parë në vitin 2008 nga qendra hapësinore në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky asteroid është konsideruar si potencialisht i rrezikshëm orbita e të cilit kryqësohet me atë të Tokës, por vlerësohet të ketë një madhësi shumë të vogël.

Megjithatë, shkencëarët sigurojnë se nuk ka vend për shqetësim, pasi ky asteroid nuk do të hyjë në atmosferën e Tokës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit