Ky do të jetë ambasadori i ri amerikan në Serbi!

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë publik emrin e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Serbi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do ta emërojë Anthony Godfrey, ambasador në Serbi.

Aktualisht Godfrey është duke ushtruar postin e zëvendësambasadorit amerikan në Rusi, por që ai shumë shpejt do të emërohet ambasador në Serbi dhe me këtë post Godfrey do ta pasojë ambasadorin Kyle Scott, i cili ka shërbyer në Serbi për një mandat.

Vlen të theksohet se Godfrey është edhe përgjegjës për menaxhimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Godfrey më herët ka punuar në misione diplomatike në Irak dhe Lindje të mesme dhe ka një përvojë mbi 40-vjeçare në ushtri dhe në diplomaci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit