Ky është heroi për sot: shpëtoi pa gërvishtje fëmijën 2 vjeç që po binte nga ballkoni (video)

Mos i humb

Ndonëse vetëm 17 vjeç, algjeriani Feuzi Zabaat, tani po konsiderohet si hero me kuptimin e plotë të fjalës.

Ai bëri bujë në Stamboll të Turqisë ku e shpëtoi nga rënia fatale një vajzë dy vjeçe e cila po hidhej nga ballkoni i hapur i katit të dytë të një ndërtese.

Fati deshi që Feuzi të gjendej pranë saj dhe e ta kapte me kohë.

Ai shtriu duart dhe kapi fëmijën e vogël të identifikuar si Doha Muhammed, e cila ishte refugjate siriane me strehim në Stamboll. Ajo i kishte ikur nga vëmendja nenes se saj e cila ishte duke gatuar.

Ajo shpëtoi pa e lënduar as një thua. Edhe Feuzi ndjehet tepër i kënaqur që tashmë ka shpëtuar një jetë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit