Ky është propozimi i Vjosa Osmanit për demarkacion

Mos i humb

K

Komisioni për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike, po mban mbledhjen e rregullt, ku po shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në këtë mbledhje, kryetarja e komisionit Vjosa Osmani ka propozuar që projektligji për demarkacionin t’i rekomandohet kryesisë së Kuvendit për shqyrtim, dhe më pas të caktohet një seancë për këtë çështje.

Osmani ka sqaruar më tej se për shkak që raporti është nën hetime, është më mirë ta shqyrtojë Kryesia e Kuvendit të Kosovës“T’i rekomandohet kryesisë së Kuvendit, dhe të shqyrtohet projektligji i demarkacionit, dokumenti ende është nën hetime, andaj nuk po them që të shkojë në seancë që të votohet, mirëpo të shqyrtohet”, tha Osmani.

Më pas ky propozim me vota të barabarta, ka kaluar të kryesia.Osmani ka shtuar më tej, se kryesia do të vendos se kur do të caktohet data për shqyrtim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit