PYD/PKK sulmon civilët në Afrin

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK në Siri ka ndërmarrë sulm me raketë nga qyteti i Afrinit në kufi me Turqinë në drejtim të vendbanimeve civile në Azez.
Sulmi është ndërmarrë para mesnate, pasi organizata terroriste ka gjuajtur me raketë në drejtim vendbanimeve civile që gjenden nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane në afërsi të kufirit me Turqinë.

Nga sulmi nuk ka viktima ndërkohë që janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas sumit, Forcat e Armatosura Turke të pozicionuara në zonën e Operacionit “Mburoja e Eufratit” në kufirin sirian me Turqinë dhe në zonën e deeskalimit në Idlib, kanë gjuajtur me artileri në drejtim të pozicioneve të organizatës terroriste në Afrin.

Ndryshe, PYD/PKK kohë pas kohe organizon sulme nga Afrini ndaj vendbanimeve në Azez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit