Labinotë Demë Murtezi, gruaja nga Gjilani që do të garojë për deputete nga radhët e Vetëvendosjes!

Mos i humb

Labinotë Demë Murtezi, tani pjesë e Vetëvendosjes, rrugëtimin e saj politik e ka filluar vite më parë. Konsiderohet ndër femrat më të votuara në Kosovë dhe ka ndjekës të shumtë nëpër rrjetet sociale, shkruan Gazeta Mejdani.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, që është nga Gjilani, është mase aktive edhe në Facebook. Herë pas here del me prononcime sociale-politike ku pëlqehet tej mase nga lexuesit e saj.

Dje, përderisa kishte sjellë edhe disa foto nga takimet e saj me aktivistë të VV-së dhe me kryetarin e saj, Albin Kurti, ka thënë se ka shumë shpresë, vullnet dhe përkushtim. Por, siç thotë ajo, për ndryshimin e duhur të vendit, për të ardhmen e ndritur të të rinjëve duhet punë.

Para pak ditësh, Labinotë Demë Murtezii i ishte përgjigjur edhe qasjes politike të LDK-së. Për përgjigjen e LDK-së ndaj ftesës së Vetëvendosjes ajo ka thënë se ishte përgjigje pa kurrfarë argumente.

Sipas saj, Vetëvendosja është lëvizje politike nga e cila pritet shumë.

Më poshtë lexoni dy statuset e saj të postuara në llogarinë e saj në Facebook:

Shumë shpresë, vullnet e përkushtim.
Për ndryshimin e duhur të vendit tonë, për të ardhmen e ndritur të të rinjëve tanë.

Dhe:

A duhet edhe më tutje që LDK të sillet si parti e hapave të vegjël dhe betejave imagjinare?!

Sot opinioni kosovar u njoftua me ofertën e Albin Kurtit (VV) dhe përgjigjen e Vjosa Osmanit (LDK).
Oferta shumë korrekte dhe fer, ndërsa përgjigja pa kurrfarë argumente. Vjosa thotë se pa u përkrahur ajo, do të zhvillohet luftë përbrenda koalicionit e jo kundër PAN-it. Zero argument. Dihet botërisht se gjithmonë (deri sot) lufta më e ashpër zhvillohet në mes të kandidatëve të një tabori (besoj se më mirë se Vjosa këtë askush nuk e di). Nëse është kështu, atëherë lufta le të bëhet përbrenda dhe kjo vetëm se do të ishte pozitive edhe për partinë përkatëse edhe për kandidatët, e edhe për koalicionin eventual.

Se koalicioni pa përcaktimin e kandidatit për kryeministër do të ishte i pakrye, kjo është më tepër se qesharake, demagogji. Të gjithë ata që votojnë janë të vetëdijshëm se koka janë kryetarët e partisë, e jo kandidatët për kryeministra.
Kryeministër le të bëhet kandidati nga Partia me më shumë vota apo si propozon Albini, ai që fiton më shumë vota. Kjo duhet të jetë temë e diskutimit që duhet të bëhet sonte rreth orës 23, dhe të përfundojë në 23:45.

Topi është në terren të LDK-së.
Dhe a duhet të lejojë anëtarësia e LDK-së që kjo parti me traditë, të sillet sikur në titullin e këtij shkrimi?!

/Xhevrie Çerkezi – Gazeta Mejdani/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit