Lajçak në Beograd: Për Asociacionin është rënë dakord, duhet të realizohet

Mos i humb

Draft raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi, thelbësore zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në...

Si Të Ulni Nivelet e Larta Të Yndyrnave Në Gjak

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet...

Rama në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së: Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve

Kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur sukses këtë vit...

Vaksina anti-Covid mbërrin pranë Shqipërisë, qeveria greke jep lajmin: Do të përdoret te qytetarët para Vitit të Ri

Vaksina kundër koronavirusit mund të mbërrijë shumë pranë Shqipërisë para vitit të ri. Qeveria grek jep lajmin e mirë se vaksina do...

Çdo gjë që është dakorduar, duhet të zbatohet, tha të enjten në Beograd i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur pajtim, ai “është nënshkruar dhe duhet të realizohet”, tha ai.

“Hapi i radhës është të flitet për statutin e Asociacionit”, tha diplomati sllovak në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në gjuhën serbe, Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të dy popujve dhe të rajonit.

Sipas tij, parimi i tërë këtij procesi “është që në fund të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura”.

Lajçak tha se nuk dëshiron të japë “afate artificiale” se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare midis palëve, por shtoi se BE-ja do të ndihmojë që procesi të shkojë shpejt – “aq shpejt sa palët janë të gatshme të shkojnë”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Javëve të fundit, zyrtarët në Kosovë kanë përsëritur vazhdimisht se Asociacioni është temë e mbyllur dhe se për të nuk do të flitet më.

Lajçak, i cili qëndroi në kryeqytetin serb pas dy ditësh në Prishtinë, tha se nga “25 takimet” që ka pasur me zyrtarët kosovarë, “asnjë bashkëbisedues nuk ka thënë se nuk do t’i përmbushin obligimet”.

Lajçak tha se zyrtarët kosovarë nuk kanë thënë “jo” as për ndryshimin e Kushtetutës.

“Qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve. Se çfarë do të thotë normalizimi, duhet të merren vesh dy palët”, tha Lajçak, për të shtuar se roli i BE-së është të ndihmojë, e jo të detyrojë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se në takim me Lajçakun ka këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjes së vitit 2013 me Kosovën, e cila përfshin edhe formimin e Asociacionit.

“Tani do t’ju jap një akt, për të cilin flitet pak dhe, deri më tani, askush nuk e ka parë në publikun serb. Ky është një plan për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila përbëhet nga gjashtë elemente. Pika e parë – rregullimi i kornizës ligjore, pika dy – Asociacioni dhe bashkësia, pika tre – policia, pika katër – gjyqësori, pika pesë – zgjedhjet lokale, pika gjashtë – dispozitat e përgjithshme”, tha presidenti serb.

“Sado bisedime të vështira që kemi, është më mirë që t’i kemi ato, sepse kur nuk flasim, druaj se mund të vijë deri tek incidentet”, shtoi Vuçiq, duke theksuar gatishmërinë e tij për dialog “kurdo që Lajçak ta caktojë takimin”.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar për herë të fundit në Bruksel, më 7 shtator.

Një takim tjetër, i planifikuar po në shtator, është anuluar, për shkak të, siç është thënë, situatës së krijuar me koronavirus.

Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga BE-ja, ndërsa është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Galaxy S20 FE do të marrë One UI 3.0 (Android 11) më shpejt sesa pritej

Në fillim të kësaj jave, Samsung ka publikuar udhërrëfyesin për azhurnimin One UI 3.0, duke konfirmuar planet për azhurnimin e mbi 40...

Presidenti Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një...

Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur, dy të plagosur

Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër...

Facebook do të fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të...

Pas 40 vitesh banim në shtëpinë e tij, i moshuari bën zbulimin e pazakontë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 68-vjeçar ka zbuluar një bodrum që shërbente si strehë të sulmeve ajrore...