Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur

Mos i humb

Bashkimi Evropian është i bindur që një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur.

Kështu ka thënë Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për media serbe Danas.

Kjo pasi sipas tij, kjo është edhe në interesin e tyre (Kosovës dhe Serbisë), në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e Bashkimit Evropian, gjithashtu.

Në këtë drejtim, Lajçak ka folur edhe për rolin e SHBA-së në këtë proces.
“BE dhe SHBA kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme pozitive në vitet e fundit, dhe unë jam në kontakt të shpeshtë me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta, dhe ne shpresojmë që një bashkëpunim më i ngushtë transatlantik”, citohet të ketë thënë Lajçak.

Ndërsa i pyetur nëse është optimist se një zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi mund të arrihet së shpejti, përfaqësuesi i BE-së është përgjigjur pozitivisht.
“Në korrik, ne ramë dakord për të gjitha parametrat dhe elementet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Ajo që duhet të bëjmë tani është të negociojmë përmbajtjen. Por, siç e them gjithmonë, shpejtësia e negociatave tona nuk varet nga Bashkimi Evropian ose nga unë si person. Ajo përcaktohet nga dy palët”, ka thënë ndër tjerash Lajçak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit