Lajiç: Do të hiqet taksa, apo të bie Qeveria e Kosovës?

Mos i humb

Ministri i Tregtisë, Turizmit e Telekomunikacionit, ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe ka shkaktuar dëme të mëdha për ekonominë e Serbisë.

Sipas tij, vendimi për taksën ka dëmtuar ekonominë e Serbisë, por në Kosovë ka krijuar krizë politike e cila edhe ka tendosur atmosferën për dialog me Beogradin.

Lajiç, ka kujtuar se për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, duhet të krijohen kushte dhe ambient i përshtatshëm politik për arritjen e një kompromisi.

Ai në një intervistë në tv prava, nuk ka shprehur optimizëm se Prishtina do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe.

“Nuk di se si do të përfundojë kjo, do të hiqet taksa, apo të bie Qeveria e Kosovës”, ka thënë Lajiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit