Lajm i Fundit/ Baret e restorantet një orë më shumë muzikë, Komiteti i Ekspertëve: Orari shtyhet me 60 minuta. Mbeten në fuqi masat e tjera

Mos i humb

Komiteti i ekspertëve duke u bazuar në vijmësinë e procesit të vaksinimit  ka propozuar në mbledhjen e ditës së sotme zgjatjen e orarit të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi si kanë qenë më parë.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli  u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht.

Mjeku Dhimitër Kraja, analizoi situatën në spitalin COVID-1. Ai tha se aktualisht në këtë spital po trajtohen 5 qytetarë, ndërsa shtoi se mosha e tyre është relativisht e madhe.

“Gjendja në spitalin COVID-1, është shumë e qetë. Ka çdo orë 5 të sëmurë që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që po ndiqen dhe që janë negativë, gjithsej janë 5 të sëmurë. Karakteristikë e këtyre të sëmurëve janë mosha relativisht e madhe mbi 65 vjeç e sipër. Asnjëri prej tyre nuk është i vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit