Lajm i mirë nga OBSH: Pandemia po ngadalësohet në botë

Mos i humb

Më në fund një lajm i mirë!

Duket se pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në shkallë globale, të paktën sipas të dhënave të fundit javore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në veçanti në kontinentin amerikan.

Më shumë se 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima të reja janë raportuar në javën nga 17 deri më 23 gusht, e kjo tregon një rënie prej 5 përqindësh të rasteve dhe 12 përqind të viktimave krahasuar me një javë më parë.

Ngadalësimi është  regjistruar kudo përveçse në Azinë Juglindore dhe në zonën e Mesdheut.  Këto dy zona të fundit kanë regjistruar respektivisht rritje prej 4.06 përqindësh dhe 4.28 përqindësh.

Në kontinentin amerikan, rënia e rasteve të konfirmuara është ndërkohë 11.35 përqind, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë; në Evropë me 0.9 përqind dhe në Afrikë 8.4 përqind.

Në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins, ka 23.9 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 820 mijë viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit