Lajm i mirë nga Policia e Kosovës

Mos i humb

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjen e vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik”, si dhe në vazhdimësi ndërmerr veprime operacionale të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga Ligji mbi Trafikun Rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangien e aksidenteve nëpër rrugë.

Në të kundërtën Policia e Kosovës për të gjithë drejtuesit e automjeteve që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore po aplikon dhe do të aplikojë në vazhdimësi masa ligjore dhe do të ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit