Sirianët e Munbixhit presin Turqinë për të garantuar stabilitetin

Mos i humb

 

 

Të zhvendosurit nga qyteti verior sirian Munbixh që tani janë duke qëndruar në kampet e refugjatëve në veri të Halepit kanë shprehur mbështetjen e tyre për hyrjen e forcave turke në qytetin e tyre me qëllim garantimin e paqes dhe sigurisë.

Në një deklaratë të lëshuar nga fisi Albo-Shaaban nga Munbixhi, zëdhënësit fisnorë i bënë thirrje ushtrisë turke të “përzë bandat terroriste të PYD/PKK-së nga Munbixhi dhe t’i japë fund praktikave tirane të grupit kundër civilëve”.

Sipas fisit, civilët lokalë i janë nënshtruar zhvatjes, arrestimeve dhe torturës, të cilat në disa raste kanë çuar në vdekje, të praktikuara nga organizata terroriste.

“Njerëzit e Munbixhit presin me padurim ardhjen e ushtrisë turke”, thuhet në deklaratën e lëshuar mbrëmjen e së dielës.

“U bëjmë thirrje banorëve arabë, kurdë, çerkezë dhe turkmenë të qytetit që të sigurohen se jetët dhe pasuria e tyre janë të sigurta”, tha zëdhënësi i fisit Mansour Abdel-Aal.

Një marrëveshje e arritur muajin e kaluar nga Turqia dhe SHBA parasheh tërheqjen e grupit terrorist YPG/PKK nga Munbixhi me qëllim sigurimin e stabilitetit të rajonit.

Fushata terroriste 30-vjeçare e PKK-së kundër Turqisë ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

Turqia i konsideron grupet terroriste që veprojnë pranë kufirit të saj jugor si kërcënim i qartë dhe i pranishëm dhe ka realizuar dy operacione të mëdha ushtarake me qëllim eliminimin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit