Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, FRPD kërkon referendum në parti: E vetmja mënyrë për të ruajtur unitetin e PD-së

Mos i humb

Anëtarë të kryesisë së FRPD-së, nisin mbledhjen e firmave për të çuar në referendum të brendshëm,  largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Kreu të Këshillit Kombëtar Edi Paloka si edhe kryesisë së partisë, FRPD kërkon që vendimi i kryedemokratit t’i nënshtrohet një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD-së, thuhet në shkresë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri “Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi parlamentar i Profesor Doktor Sali Berisha.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.”- thuhet ne letren qe mban firmat e FRPD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit