Lavrov dhe Bolton biseduan për Sirinë dhe Ukrainën

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, kanë biseduar rreth çështjeve të Sirisë dhe Ukrainës.

Në deklaratën me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë, thuhet se Bolton është takuar me ministrin Lavrov në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Moskë.

“Janë shkëmbyer mendimet lidhur me çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë edhe gjendjen në Siri dhe Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Lavrov dhe Bolton në takim gjithashtu kanë biseduar edhe mbi marrëdhëniet bilaterale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit