Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëqeverisëse me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa. “Me këtë kemi mbërritur në hapin e radhës për krijimin e Qeverisë”, tha Haradinaj. Partia e tij do të marrë nga kjo marrëveshje drejtimin e Ministrisë së Jashtme, atë të Drejtësisë dhe të Arsimit.


