Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një deklarate për media është kundër platformës për dialog e prezantuar në Kuvend nga ana e Qeverisë.
Sipas LDK-së kjo platformë është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.
“Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë. LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës.
LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet në deklaratë./KosovaPost/