“LDK nuk po na mbështet për të hetuar SHIK-un”

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar mbështetje nga LDK-ja për iniciativën për të formuar komisionin për hetimin e SHIK-ut.

Ajo thotë se për formimin e këtij komisioni iu duhen edhe 9 nënshkrime pasi që 31 janë mbledhur.

Ja postimi i saj i plotë:

Siç e kemi bërë të ditur, grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit për hetimin e SHIK-ut.

I kemi mbledhur 31 nënshkrime, na duhen edhe nëntë nënshkrime të deputetëve.

Në emër të grupit, i kam shkruar shefit të grupit parlamentar të LDK-së. I kam kërkuar të njëjtit mbështetje për këtë iniciativë por që ende nuk kam marr asnjë përgjigje nga ai.

Për ne është e papranueshme qasja dhe hipokrizia e vazhdueshme e LDK-së, në këtë rast edhe sa i përket SHIK-ut!

Në njërën anë, çdo ditë akuzojnë SHIK-un për veprime kriminale dhe në anën tjetër NUK e kanë guximin të ndërmarrin asnjë veprim, madje në mandatin e kaluar deputetët e LDK-së kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.

I bëjmë thirrje grupit parlamentar të LDK-së, të na japin nënshkrimet ose në të kundërtën nuk kanë më asnjë të drejtë as morale të thirren në kundërshtimin e SHIK-ut. Ky është momenti të na tregojnë të gjithëve a e kanë përnjëmend kundërshtimin e SHIK-ut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit