Le Pen duhet t’i kthejë PE-së 300.000 euro “të shpërdoruara”

Mos i humb

 

Liderja franceze e krahut të djathtë ekstrem, Marine Le Pen, do të duhet t’i nënshtrohet një urdhëri të Parlamentit Europian (PE) për të kthyer rreth 300.000 euro, pasi paraprakisht u akuzua për shpërdorim të fondeve të ndara për pagat e ndihmësve të saj si eurodeputete.

Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Përgjithshme e BE-së me seli në Luksemburg, e cila hodhi poshtë kërkesën e lideres së partisë Tubimi Kombëtar (ish-Fronti Kombëtar) për të përmbysur vendimin e marrë nga PE-ja në vitin 2016.

“Me vendimin e sotëm, Gjykata shfuqizon ankesën e Le Pen dhe konfirmon vendimin e Parlamentit”, thuhet në njoftimin e gjykatës evropiane.

Le Pen, e cila në vitet 2009-2017, shërbeu si eurodeputete, u akuzua nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) se “në periudhën dhjetor 2010 -shkurt 2016, padrejtësisht pagoi ndihmësen Catherine Griset me rreth 298.500 euro për ndihmë parlamentare”.

Vendimi i së martës është rrjedhojë e disa vendimeve të ngjashme kundër disa eurodeputetëve të Tubimit Kombëtar, të cilat kanë përdorur fondet parlamentare për të paguar ndihmësit e tyre në kryerjen e detyrave që nuk kanë të bëjnë me punën e PE-së.

Muajin e kaluar, gjykata urdhëroi Mylene Troszczynski-n nga kjo parti t’i kthejë Parlamentit 56.554 euro, ndërsa në mars të këtij viti, babai i Le Pen, ish lider i partisë, Jean-Marie Le Pen u urdhërua të kthejë 300.000 euro.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Drejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit