Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, procedohen 2 doganierët në Kakavijë

Mos i humb

KAKAVIJE– Dy shoferë të autobusit të linjës Athinë-Tiranë janë vënë dje në pranga pasi gjatë kontrollit u gjetën sasi mallrash kontrabandë.

Policia u gjeti sasi të mëdha rrobash të firmave të ndryshme, produkte kozmetike dhe 50 steka me cigare të cilat nuk ishin deklaruar në pikën doganore Kakavijë.

Ndërkaq janë proceduar në gjendje të lirë dhe doganierët Ylli Rustemi dhe Elton Hasanaj, të dy banues në Gjirokastër për shpërdorim detyre.

Vlera e mallrave të sekuestruar shkon deri në 10 mijë euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit