Lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka njohur me masat e sigurisë 10 policët e arrestuar pak ditë më parë, të cilët akuzohen se gjatë periudhës së pandemisë kanë komunikuar në në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve.

Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur “arrest në burg” për Durim Murja.

Në “arrest shtëpie” janë lënë Jashar Shehu dhe Arjan Balla. Sakaq, gjykata ka caktuar “pezullim nga detyra” dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për Matilda Hamollari, Petro Fraholli, Klemend Pikuli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri.

Për Krenar Gjokutaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë trupa gjykuese vendosi masën “detyrim për t’u paraqitur”.

Hetimi kishte nisur për dosjen e trafikut të sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në BE. Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera. Ata shfaqen në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë masave anti-covid.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit