Leku shqiptar, pjesë e performancave më të mira valutore

Mos i humb

Në artikullin me titull “Nga bitkoini në belize, asetet më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2017”, agjencia private e informacionit “Bloomberg” përmend edhe performancën e lekut shqiptar.

“Bloomberg” e rendit atë në performancën e gjashtë më të mirë të vitit, ku, sipas tabelës së paraqitur, rezulton se gjatë vitit 2017 leku shqiptar ka fituar 14,5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Në vendin e parë renditet Mozambiku, pastaj Republika Çeke, Polonia, Serbia dhe Moldavia. Vendin e fundit e zë Uzbekistani, monedha e të cilit ka humbur 60 për qind krahasuar me dollarin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit