Lëkundet qeveria në Shkup, opozita këmbëngul për zgjedhje të parakohshme

Mos i humb

Opozita qeveritarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë kundër propozimit francez, i cili mundëson heqjen e vetos bullgare që vendi bashkë me Shqipërinë të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Partitë e vogla të koalicionit Partia Liber Demokrate (PLD), DOM dhe Lidhja Demokrate e Pavle Trajanovit kanë bërë të qartë dje se nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski e pranon propozimin francez, atëherë ata do të braktisin koalicionin qeverisës, përcjell INA.

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski, tashmë ka deklaruar se e kundërshton planin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Sofjes dhe Shkupit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Si argument pse është kundër, Milevski në Facebook ka shkruar se mosmarrëveshjet bilaterale nuk duhet të bëhen kushte evropiane, se çdo zgjidhje e propozuar duhet të marrë pëlqimin e Kuvendit të Maqedonisë, gjuha nuk mund të jetë kompromis, sepse tashmë është çështje e zgjidhur me Marrëveshja e Prespës. Qëndrime të ngjajshme kanë shprehur edhe krerët e partive të tjera, që nëse do dalin atëherë Qeveria e Kovaçevskit do ta ketë fatin e njëjtë me ate të Petkovit në Sofje.

Nga ana tjetër, kjo çarje brenda Qeverisë është shfrytëzuar nga opozitarja VMRO-DPMNE, e cila sërish ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. VMRO-DPMNE në një konferencë për media kërkoi nga partnerët e koalicionit në Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së që ta refuzojnë propozimin dhe i bëri thirrje Kovaçevskit, nëse mendon se propozimi është i mirë, të shkojë në zgjedhje. Nga kjo parti thonë se propozimi francez ka marrë pëlqimin edhe nga kryeministri Kovaçevski dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe se ai duhet të ketë kaluar nëpër kanalet e komunikimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Republikës Franceze.

“VMRO-DPMNE e refuzon propozimin e Parisit dhe mendon se ai çon vetëm në asimilimin e maqedonasve dhe bullgarizim të shtetit. Por, nëse Kovaçevski mendon se propozimi është i mirë, atëherë shkoni në zgjedhje. Pra le të zgjedhë populli”, deklaroi VMRO-DPMNE. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje përmes rrjeteve sociale porositi se formalisht ende nuk e kanë marrë propozimin e Francës, të harmonizuar nga ana e 27 vendeve-anëtare të BE-së. Ai thekson se çfarëdo që të jetë teksti i harmonizuar përfundimtar, duhet të plotësohen disa kushte që i njëjti të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Maqedonisë.

Kushtet e kërkuara nga Kovacevski: Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas, Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese, Negociatat mes RMV-së dhe BE-së duhet të fillojnë para nisjes së procedurës për ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Preambulën e Kushtetutës, Patjetër të ketë garanci të forta edhe nga Bullgaria, edhe nga BE-ja se nuk do të vendosen kushte të reja jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën negociuese dhe protokollin dypalësh. -Çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet edhe me institucionet e RMV-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit