Lëndë plasëse makinës së policit në oborrin e banesës në Shkodër

Mos i humb

Në gomën e pasme të makinës së policit 50-vjeçar me iniciale K.S. është vënë lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Tepe” të Shkodrës në oborrin e banesës së punonjësit të policisë, ku dhe mjeti ishte i parkuar.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht makina, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit