Lëngu me Panxhar dhe dy Përbërës – Kombinimi për Pastrimin Tërësor të Mëlçisë

Mos i humb

Pastrimi i organizmit është i një rëndësie të veçantë për arsyen se toksinat pengojnë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e oksigjenit dhe mbi të gjitha punën e mëlçisë.

Për më tepër, eliminimi i toksinave është thelbësor për uljen e tensionit të lartë dhe parandalimin e atakut në zemër.

Një nga kurat natyrale më të mira për pastrimin e mëlçisë është ajo me panxhar, kivi dhe majdanoz.

Si Të Përgatisni Kurën Natyrale Me Kivi Dhe Panxhar

Përbërësit

  • Gjysmë panxhari
  • 1 kivi
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • 1 gotë me ujë

Përgatitja

Qërojeni kivin dhe prijeni në copa të vogla.

Qërojeni panxharin dhe prijeni në copa dhe më pas hidhini në mikser bashkë me majdanozin e copëtuar.

Lëreni mikserin të bëjë punën e vet për 1-2 minuta dhe lëngu është gati.

Vlerat Shëndetësore Të Kivit Dhe Panxharit

Kivi, majdanozi dhe panxhari janë ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë dhe enëve të gjakut nga toksinat.

Panxhari i kuq vjen gjithashtu në ndihmë për të forcuar imunitetin.

Ai përmirëson nivelin e shpërndarjes së oksigjenit në ccdo qelizë të trupit dhe rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Panxhari është gjithashtu i pasur me vitamina dhe është efikas në përmbushjen e nevojës së organizmit për hekur.

Sipas të dhënave , pirja e tre gotave më lëng kivi në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe për një imunitet të fortë.

Kivi është shumë i pasur me fibër dhe rrjedhimisht pengon rritjen e kolesterolit të keq.

Kivi rekomandohet edhe për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Kivi është një frut ideal për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ai ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Kivi është gjithashtu shumë i pasur me vitaminë C.

Ndërkohë enzimat e panxharit dhe të kivit së bashku e mbrojnë mëlçnë nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Shëndeti i enëve të gjakut është i lidhur ngushtë me mëlçinë.

Lëngu i panxharit dhe kivit pastron enët e gjakut dhe çliron mëlçinë nga toksinat.

Këtë lëng duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor. Llogarisni ta vazhdoni kurën për një periudhë 15 ditore duke e konsumuar lëngun esëll në mëngjes, një herë në ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit