Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, vijon kontrolli mbi kompanitë

Mos i humb

Bordi i karburanteve do të mbetet në fuqi për shkak të luhatjeve të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit të aktit normativ të buxhetit drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, ka sqaruar se kontrolli mbi kompanitë do të vijojë të paktën deri në 5 shkurt i cili është edhe afati I BE për të vendosu një çmim tavan sipas të cilit nafta ruse nuk do të shitet më shumë se 60 dollarë.

Diskutime në komision pati edhe në lidhje me nivelin e inflacionit.

Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në buxhet të cilat lidhen me akordimin e pakos së madhe për qytetarët si një mundësi për të përballuar rritjen e çmimeve.

Qeveria ka paralajmëruar se në prill do të ketë një tjetër paketë në ndihmë të qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit