“Lërini shakatë”! Tritan Shehu i kthehet Ramës: Shqipëria ka nevojë për investime të vërteta, jo “larje” parash!

Mos i humb

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu, sulmon kryeministrin Edi Rama, pas postimit të këtij të fundit se do të ndërtojë “Autoparkun ultramodern të Elbasanit”.

Shehu shkruan në “Facebook” se “më shumë se qesharake, kjo është në fakt tragjike, kur evidentohet kështu “vizioni zhvillues” i kësaj qeverie, që vetëm shkatërron këtë vend”.

Postimi i Shehut:

Surealizmi propagandistik e aventuresk i Rames nuk njohin kufi talljeje!
Do te ndertoje piste te Formula 1 ne Elbasan, qe do te shpetoje Elbasanin e Shqiperine nga varferia, krimi, izolimi, etj, etj, me ate!!!
Ndoshta edhe Fomula 1 vete, duke i siguruar nje “qoshe” per finalet e saj!
O tempora o mores!
Me shume se qesharake kjo, komike, ne fakt tragjike kur evidentohet keshtu “vizioni zhvillues” i kesaj qeverie, qe vetem po shkaterron kete vend.

Shqiperia ka nevoje per investime te verteta ne sektoret jetesore, jo per “larje” parash e as per fishekzjarre.
Ne na duhen politika ekonomike zhvilluese, taksa te ulta, imazh pozitiv duke luftuar korrupsionin, krimin, drogen e trafiqet ne Elbasan e kudo!
Ka nevoje per te blere reth 5 milion doza vaksinash te certifikuara Covid, per te shpetuar jetet e mos thelluar me tej numrin gjigand te vdekjeve te deri tanishem nga kjo epidemi.
Ka nevoje per afrim me BE e Perendimin per te qene e denje ne pozicionin e saj dhe optimiste per te ardhmen, jo degedisje ne Lindje, qofte dhe me ate “Jugosllavine e Re”, te lidhur me fije te shumellojeshme lindore.
Lerini shakate qeveritare!
Ne fakt nuk jane vetem te tilla.
Keto deklarata jane shprehje te nje psikologjie cinike, percmuese, denigruese deri ne ekstrem ndaj qytetareve jo vetem te Elbasanit, por dhe te Gjirokastres, Permetit, Tepelenes, te te gjithe Shqiperise, qe po vuajne kaq thelle nga varferia e braktisja totale e ketij rregjimi.
Njelloj si benin skllavopronaret e dikurshem me shklleverit e gladiatoret!
Por erdhi nje dite qe edhe sklleverit u ngriten…dhe atehere…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit