Agjencia meteorologjike spanjolle ka lëshuar një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë bregdetit të Huelva në jugperëndim të vendit duke iu kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
Paralajmërimi është në fuqi ndërmjet orës 09:00 dhe 11:59 me orën lokale dhe parashikon reshje të akumuluara prej 140 mm gjatë 12 orëve.