Lesoto konfirmon rastin e parë me COVID-19

Mos i humb

Mbretëria e Lesotos ka konfirmuar rastin e parë me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë e shtetit enklavë në Afrikën e Jugut tha se virusi është gjetur te një person që ka udhëtuar nga jashtë, i cili nuk ka shfaqur simptoma.

Siç raportohet, personi në fjalë është karantinuar.

Sipas Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në kontinent deri më tani janë konfirmuar 69.500 raste me COVID-19, ndërsa 2.400 persona kanë humbur jetën.

Lesoto, shtet me rreth dy milionë banorë, ishte vendi i vetëm në Afrikë deri më sot pa asnjë të infektuar me virusin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit