
Let’s Do It Kosova, sot ka bërë shpërndarjen e 500 kontejnerëve dhe 500 shportave për komunat fituese gjatë fushatës ”Ta pastrojmë Kosovën”. Janë gjithsej 13 komuna të Kosovë që nga sot do të kenë në dispozicion nga 25 kontejner dhe nga 25 shporta të reja për hudhjen e mbeturinave.
Luan Hasanaj drejtor i Let’s Do It Kosova, tha se sot janë këtu për të ndihmuar dhe ndikuar tek institucionet që kompanitë e pastrimit të subvencionohen nga shteti.
‘Kosova e pastër nuk mund të bëhet derisa nuk i kemi kapacitet e nevojshme për të vepruar, duke filluar nga pagat e punëtoreve deri tek infrastruktura punuese. Ne do të punojmë që kompanitë e pastrimit ti kemi ashtu siç duam ne’, tha Hasanj, teksa komentoi edhe ndaljen e punës se Kompanisë ” Pastrimi” për çka tha se shpreson që shumë shpejt do të tejkalohet kjo situatë.
‘Pastrimi nuk duhet ta ndal punën pavarësisht problemeve që kanë kompanitë, qytetarët këtu nuk kanë faj. Por besojmë që ky problem do të tejkalohet’ tha ai./KosovaPost.






