Lëvizja për Drejtësi / Koprani: Partitë në pushtet nuk e zgjasin një mandat të plotë për shkak të interesave personale…..

Mos i humb

GAZETARI Ju falenderojmë zoti Koprani që pranuat të jeni sot në këtë intervist me ne. Ju para do ditësh u zgjidhët kryetar i degës në Kodër të Trimave nga Lëvizja për Drejtësi , cilat janë detyrat ose punët që ju presin.

FADIL KOPRANI Ju falenderoj së pari juve që keni ardhur nga Shqipëria që të zhvilloni këtë intervistë me mua. Po më sakët me 24 janar të këti viti në kuvendin e parë të mbajtur në degën në lagjen në Kodër të Trimave mua më zgjodhën për kryetar të degës , më këtë rastë zgjodhëm edhe nënkryetarët, sekretarin dhe antarët e tjerë të degës. Detyra tona janë të shumta por si prioritet kemi që të bëjmë shtrirjen e lëvizjes që programi ynë të jetë sa ma afër qytetarit , që qytetari të njoftohet me programin e një lëvizje politike të re dhe me një program dhe një koncept për qytetarin, ndryshe nga partitë e tjera politike. Në fazat e mëvonshme do të formojmë edhe forumin e gruas të degës në Kodër të Trimave si dhe do të formojmë edhe forumin e të rinjëve të degës. E gjitha kjo që të përfshijmë një masë sa më të gjërë në lëvizjen tonë.

GAZETARI Ju si parti , Lëvizja për Drejtësi për herë të parë garuat në zgjedhjet e fundit të mbajtur me 6 tetor. Si dolët me rezultatet e zgjedhjëve?

FADIL KOPRANI Ne si Lëvizjes për Drejtësi për herë të parë garuam në zgjedhjet e mbajtura me 6 tetorë 2019, në këto zgjedhje nacionale si parti e porsa formuar, patëm vështërsi persa I përket garimit të barabartë me partit tjera duke pasur parasysh dhe pragun që është vedosur për të hyrë në parlament , prandaj ishim të detyruar që të garojmë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo na kushtëzojë që të marim pjesë vetë me dy garus për deputetë nga Lëvizja për Drejtësi . Pra që në start patëm pengesa dhe kushtëzime, por prap se prapë ia dolëm shumë mirë .Një numër i madh i qytetarve na besuan dhe përqafuan programi dhe konceptin tonë dhe kjo po na jep një motiv që të ecim përpara.

GAZETARI Si e shihni sot kualicionin qeverisës në mes VV dhe LDK-së?

FADIL KOPRANI U bë mirë që në Kosovë ndodhi një ndryshim në skenën politike, sot opozitën e kemi në pushtet, pritjet e qytetarve për një qeverisje të mirë dhe të drejtë janë të mëdha, mirëpo pas çertifikimit të rezultatve të zgjedhjeve këto dy parti që janë në pushtet, nuk treguan që janë serioze për arsye se gjatë kohës që kaloj deri në formimin e qeverisë, ata asnjëherë nuk llogaritën votën e qytetarëve, por mundësinë që të kenë njerëzit e vet në ministri . Konceptet programore të këtyre dy partive janë shumë të ndryshme, LVV e cila qeveris vendin për here te parë ka shumë mungesa në kuadrin profosional në shumë fusha përkatëse edhe ata që janë, janë pa përvojë në menaxhim. Ndërsa për LDK-në është një parti që duhet të shkëputet nga e kaluara ose më mirë të them nga njerzit e vdekur të partis(si po e quajnë fryma roguvjane)ku një kastë e vjetër e tyre ka ngulfatur dhe nuk po ju jep hapësirë të rinjve në parti që të shfaqin idet e tyre në ecje me kohën. Një parti e cila nuk e ka shumë hall se ndryshonë pozicionet dhe qëndrimet saj , me një fjalë parti si Kameloni ( lloj hardhuce -zvaranik) i cili për të ralizuar qëllimin e vet shumë mirë përshtatet dhe ndryshon ngjyrat që të përshtatet me ngjyrat e ambientit ku jeton. Qytetari po bien pre e tyre me joshje gjoja në frymën Roguvjane e cila është shuar qysh moti. Kjo qeverisje mes dy partive, nuk besoj se ka me zgjat një mandat të plotë.

GAZETARI Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri nuk kemi aspak situatë ekonomike të mirë , të rinjët po na ikin në përendim për punë dhe një jetë më të mirë . Si e sheh Lëvizja për Drejtësi këtë situatë dhe si mund të përmisohet mirëqenia e qytetarëve.

FADIL KOPRANI Zoti na ka dhuruar në këtë pjesë të globit ku jetojmë. Ne shqipëtarët kemi mundësi dhe begati të mëdha. Që këto begati nuk i kanë shumë popuj dhe shtete që janë në këtë botë. Mirëpo si shoqëri nuk kemi një project, që këto pasuri që na i ka dhuruarë zoti ti shfrytëzojmë në mënyrë të mirë dhe të barabartë te qytetarët. Planet e deritashme janë lokaliste ,regjionale, personale, interesa të ngushta të disa grupeve ose partive , të cilat kanë bër që të përfitojnë vetëm grupet e caktuara . Kjo ka bërë që të kemi këtë gjendje ekonomike dhe politike. Pra mungesa dhe vizjoni me projekte konkrete në të dy anët që të bashkojmë fuqit dhe pasurtit që qytetarit ti krijojmë kushte dhe jetes të mirë , kjo ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin dhe të shkojnë në vendet e tjera. Në Kosovë vetëm brenda një viti diku rreth 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetsia , diku rreth 30 mijë qytetarë brenda vitit braktisin vendin , pra për çdo vit ne si popull humbin një qytezë të tërë, kjo duhet të jetë një alarm për intelektualët dhe partit politike që të kenë projekte konkrete në 20 ose 30 vitet e ardhshme. Mundësitë, rësurset janë por duhet menxhim i mirë dhe i drejtë, dhe pikërisht këtu ne si Lëvizje për drejtësi do të japim kontribut.

GAZETARI Në prononcimet tuaja dhe të kryetarit të Lëvizjes për Drejtësi z. Sylejman Çerkezit, përdorni shembuj nga jeta dhe vepra e pejgamerit Muhammedit a.s. ku për dallimin prej partive të tjera politike fen dhe xhamin e përdorin vetëm kur janë zgjedhjet.

FADIL KOPRANI Po është e vërtet, kryetari zoti Sylejman Çerkezi po ashtu edhe unë kemi marrë shembuj nga jeta dhe vepra e pejgamerit a.s.

Si mos të marrësh shembuj nga jeta e Muhammedit a.s ku kemi njeriun më të kompletuar që ka krijuar Allahu, në të gjitha aspekte duke filluar nga urtësia e tij, nga sjelljet me familjen, në shoqëri e deri tek udhëheqja e shtetit. Thash edhe në fillim jemi një lëvizje që në mesin tonë kemi edhe shumë teologë ku kontributi i tyre është shumë i madh. Ne si Lëvizje për Drejtësi si motiv dhe frymëzim se si udhëhiqet shteti ose organizimet e ndryshme, kemi hoxhollarët tanë të nderuar të cilët gjatë historisë tonë ishin në krye të kryengritjeve të ndryshme kundër pushtusve. Nuk ka ngjarje historike që në vendet kyçe mos të kesh hoxhollarë ose prisat fetarë. Pra edhe sot kemi nevojë për ta, që mos të mbyllen vetëm në xhamia se mbyllja e tyre dhe kufizimi i tyre po ju jep hapsirë shumë matrapazve të marrin pushtetin dhe të abuzojnë me këtë popull, detyra e tyre është që me intelektin e tyre pastaj me drejtësin e tyre ata të japin kontributi dhe mos vetëizolohen vetëm mbrenda xhamis. Shoqërija jonë po shkatrohet nga shumë dukuri negative prandaj të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, për ndryshe edha atë janë përgjegjës për këtë çfarë po ndodhë , nuk mundë ti ikin pëgjegjësis dhe llogaris para Allahut. Andaj ftoj që kush ndjehet përgjegjës dhe mundë të jep kondribut që të përmisoj gjendjen e kësaj shoqërije, adresa është e qartë ” Lëvizja për Drejtësi” Kemi nevojë për të gjithë njerzit e ndershëm dhe të drejtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit