Baton Haxhiu në një debat televiziv ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe amnistinë, për shkak se 20 vjet pas luftës nuk kanë çka të dënohen më njerëzit.
“I kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, se pas 20 vjetëve s’kanë çka dënohen njerëzit dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”, kishte thënë Baton Haxhiu para dy ditëve në një emision në televizionin T7.
Kundër kësaj deklarate ka reaguar edhe Partia Lëvizja për Drejtësi.
Ja postimi i plotë;
Ne si Lëvizje për Drejtësi dega në kodër të trimave, reagojmë mbi deklaraten e bërë nga ana e gazetari Baton Haxhiu dhënë në televizionin T7 , ku deklaroj:” pika e dytë e marveshjes kosovë serbi është falja e masakrave që Serbisë që i ka bërë në kosovë”.
Ne pyesim, si mund të thotë një njëri që të falen masakra e bërë ndaj mbi njëmijë fëmijeve shqiptarë të vrarë dhe të masakruar nga shteti i serbisë?!
Si mundë të falen kur kemi mbi njëzetmijë femrave të përdhunura nga ushtria dhe paramilitarët serbë?!
Si mund të falet gjaku i tremdhjet mijë shqiptarve të vrarë nga makineria serbe?!
Ne serbis mujm ti dhurojmë pa kurfar kompenzimi vetë njerzit që mendojnë dhe veprojn si ky nëse i riatëdheson sa më shpejtë!


