Lëvizja për Drejtësi vazhdon bashkëbisedimet me qytetarët e Prizrenit, erdhi dita e Qeverisë Kurti!

Mos i humb

Kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës dhe drejtuesit kryesorë të Lëvizjes për Drejtësi vazhdojnë takimet dhe bashkëbisedimet e tyre me qytetarët.

Sonte ata u ndalën në një nga lagjet kryesore të Prizrenit për të shpalosur programin e tyre për implementimin e të cilit kërkuan edhe mbështetjen e tyre, që më 6 tetor të sjellin ndryshimin që populli i kosovës ka kërkuar prej vitesh.

Në lagjen e Kurillës në Prizren Lëvizja për Drejtësi mori mbështetjen e banorëve për kandidatët e saj të cilët do të jenë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kuadër të bashkëbisedimeve me qytetarët sonte ishim në lagjen e Kurillës në Prizren. Qytetaret e kësaj lagje kanë qenë gjithnjë nismëtarët e ndryshimeve të mëdha në Prizren. Më 6 tetor ndryshimi po vjen! #ErdhiDita #qeveriaKURTI #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit