Lëvizte me kallashnikov me vete, pranga 17-vjeçarit në Kukës

Mos i humb

KUKES– Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 17-vjeçar që lëvizte i armatosur me kallashnikov. Autoritett sqarojnë se kishin informacion se një adoleshent qarkullonte me armë zjarr ndaj nisën punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, u bë e mundur edhe kapja e të miturit B.P. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

Njoftimi i plotë:

Kukës/Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje,   bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit