Liban, përplasje mes ushtrisë dhe protestuesve

Mos i humb

Ushtria libaneze është përplasur me protestuesit që bllokuan autostradën që lidh Libanin jugor me kryeqytetin Bejrut.

Përleshjet shpërthyen kur ushtarët përdorën forcë për të hapur disa rrugë të bllokuara nga protestuesit në rrethet Zouk Mosbeh dhe Jal al-Dib në veri të Bejrutit.

Siç raportohet, dy persona janë plagosur gjatë dhunës.

Përplasjet erdhën në ditën e tetë të protestave antiqeveritare, të cilët vazhdojnë të protestojnë për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike në vend.

Protestat masive shpërthyen në Liban javën e kaluar kundër planeve për të imponuar taksa në thirrjet e aplikacionit Whatsapp dhe në aplikacionet e tjera me shërbime të mesazheve. Protestat u shndërruan shpejt në ankesa më të gjera me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë libaneze dhe për të dhënë përgjegjësi zyrtarët e korruptuar.

Të hënën, kryeministri Saad Hariri njoftoi një paketë të reformave ekonomike në përpjekje për të parandaluar protestat masive dhe zemërimin në rritje kundër kabinetit të tij.

Plani përfshin hapa për të shkurtuar deficitin e madh të Libanit, duke ulur në gjysëm pagat e politikanëve dhe duke dhënë ndihmë financiare për familjet në varfëri.

Libani vuan nga papunësia e lartë dhe zhvillimi i vogël dhe me një borxh më të lartë në botë, i cili sipas Ministrisë së Financave të Libanit, në tremujorin e parë të vitit 2019 arriti në 86,2 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit