Liberalizimi i vizave do të ndodhë në 2019-ën

Mos i humb

 

Juristi dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli ka thënë se Kosova ende ka sfida serioze që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar, modelin e paqëndrueshëm ekonomik, çështjen e hapur politike të dialogut me Serbinë në Bruksel dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm rajonal.

Qorrolli në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, tha se dialogut Kosovë-Serbi i duhet një doktrinë e re kombëtare.

Ai tha se dialogu ka shpresë nëse ristrukturohet sepse procesi aktual ka humbur çdo kuptim.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Qorrolli ka pohuar se liberalizimi mund të ndodhë brenda muajve të parë të 2019.“Të gjitha parashikimet çojnë nga viti 2019”, ka thënë Qorrolli.

Ndërkohë, kjo deklaratë e Qorollit ‘shuan’ shpresën e kosovarëve që do të lëvizin lirshëm këtë vit, pasi kështu edhe ishte premtuar.

Të gjithë politikanët kosovarë kishin thënë bindshëm se liberalizimi i vizave do të vije këtë vit dhe kosovarët do të lëvizin pa to në fund të 2018’ës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit