“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë me Qeverinë aktuale që ka Kosova”

Mos i humb

Ndonëse europarlamentari Wieland nuk dha shpresa se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, edhe Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti i bashkohet këtij vlerësimi duke thënë se shpresat për liberalizimin e vizave për Kosovën me qeverisjen aktuale janë minimale.

Sipas tij, procesi i liberalizimit do të ndodhte shumë shpejt me dinamikën e qeverisjes Mustafa për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dinamikë kjo që po i mungon qeverisjes aktuale.

“Nuk ka dyshim se për liberalizim kanë qenë dy kushtet themelore të cilat Kosova duhet t’i përmbushë. Ka qenë kusht Demarkacioni  me Malin e Zi i cili është përmbyllur si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kushti i cili do t’i  jep rrugë liberalizimit. Ne duhet të japim një evidencë të qartë për luftimin e korrupsionit dhe personat që kanë aktakuza të lëshojnë postin”, tha Hoti.

Sipas tij, përmbushja e kriterit të korrupsionit dhe krimit të organizuar është obligim i institucioneve të Kosovës, gjë që nuk duket se po realizohet nga kjo qeverisje.

“Liberalizimi i vizave varet nga institucionet e vendit derisa të japin kritere të besueshme për luftimin e krimit të organziuar dhe korrupsionit. Deri tash nuk shihet se jemi serioz në ketë drejtim dhe shpresoj se kjo formë e qeverisjes duhet të marrë fund”, tha Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit