Njësitë ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara (OKB), rrëzuan një helikopter ushtarak të Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Muhammed Kununu, në një deklaratë me shkrim njoftoi se forcat ajrore të qeverisë së Tripolit rrëzuan në afërsi që qytetit Misrata 200 km në lindje të kryeqytetit Tripoli një helikopter ushtarak prodhim rus të tipit Mi-35 që i përkiste milicëve të Haftar.
Duke theksuar se kanë rrëzuar gjithashtu edhe 2 mjete ajrore pa pilot (dronë) prodhim kinez, Kununu njoftoi se kanë humbur jetën të gjithë personat që ndodheshin në helikopter duke mos dhënë informacion lidhur me numrin e personave.
- U neutralizuan 35 milicë të Haftarit
Ndërsa sipas një deklarate nga Qendra e Shtypit e operacionit Burkan Al-Ghadab të GNA-së, milicët e Haftarit kanë sulmuar rajonet Ebu Kurejn në jug të qytetit Veshka dhe Misrata.
Në deklaratën ku vihet theksi se ky sulm në fjalë është zmbrapsur, njoftohet se janë neutralizuar 35 milicë të Haftarit dhe shumë të tjerë janë zënë robër.


